Vllaznia U19 ka marre nje fitore dramatike ne ndeshjen e sotme kunder Skenderbeut luajtur ne Korçe. Ka qene goli i Kapllanajt ne minuten e 90-te te ndeshjes qe i ka dhene fitoren 3-2 te kuqebluve ne sfiden e javes se katert te kampionatit. Pas kesaj fitoreje, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje.

Ne pjesen e pare ka qene futbollisti Ersi Zaganjori ai qe ka derguar dy here rresht topin ne porten korçare, pikerisht ne minutat 22 dhe 40 dhe ne kete menyre ajo do te mbyllej me avantazhin 2-0 te 19 vjeçareve te Vllaznise.

Nje rezultat i tille krijoi pershtypjen se ajo do ta fitonte kete ndeshje, por ne fakt nuk do te ishte kaq e lehte. Korçaret reagojne menjehere dhe fillimisht ngushtojne shifrat ne minuten e 60-te me ane te futbollistit Kocaqi.

Me pas, ne minuten e 78-te do te ishte Beluli qe do te barazonte shifrat per Skenderbeu U19 dhe kjo krijoi pershtypjen se ndeshja do te mbyllej ne barazim 2-2. Por ne minuten e 90-te do te ishte mbrojtesi shtatelarte Xhuljan Kapllanaj qe do te shenonte golin e trete dhe te fitores per Vllaznia U19 qe ne kete menyre triumfon me rezultatin 3-2.

Vllaznia U19 ka luajtur ne kete ndeshjen me formacionin e meposhtem: Juka, Rroku, Nika, Kapllanaj, Repaj, Muhaj, Zaganjori, Cungu, Kodra, Guri dhe Halili. Trajneri Doçi ka aktivizuar nderkohe edhe Lujkaj, Hagrepi, Becina, Zymeri dhe Matija.