Ish- mesfushori i Vllaznise Konstantin Cheshmedjiev nuk ka qendruar shume kohe pa skuader pas largimit nga Shkodra dhe Shqiperia. 27 vjeçari mesohet se ka vendosur ta vijoje karrieren e tij sportive ne Arabine e larget.

Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se lojtari ne fjale ka firmosur per skuader “Hajer Club” te Arabise Saudite dhe shume shpejt pritet te luaje me te.

Futbollisti maqedonas me pasaporte bullgare ka arritur te levize ne disa skuadra gjate karrieres se tij sportive dhe Hajer Club do te jete e 12-ta me te cilen ai do ta vazhdoje karrieren e tij sportive.

Tek Vllaznia ka luajtur vetem ne 8 ndeshje gjate gjysmes se pare te sezonit duke mos plotesuar dot pritshmerite qe kishin drejtuesit e saj per kete lojtar dhe si rrjedhoje dy palet vendosen te nderpresin bashkepunimin nderkohe qe Cheshmedjiev tashme do ta vazhdoje karrieren e tij ne Arabine e larget./SHKODRA-SPORT.COM/