...
HomeKRYESOREEKSKLUZIVE/ Italiani nuk vjen, Vllaznia në kërkim të një drejtori tjetër për...

EKSKLUZIVE/ Italiani nuk vjen, Vllaznia në kërkim të një drejtori tjetër për Akademinë

Ishte projektuar dhe gjithçka ishte prane zyrtarizimit por ne fund gjerat kane ndryshuar. Gazeta “Shkodra Sport” meson se italiani i perzgjedhur per te qene drejtori i Akademise Vllaznia per sezonin e ri, ka vendosur ne fund qe te mos vije ne Shkoder.

Nuk behet e ditur nese kane qene arsye teknike apo familjare ato qe kane vendosur ne nje zgjedhje te tille, por realiteti ky eshte dhe si rrjedhoje tashme drejtuesit e klubit kane nisur punen per gjetjen e nje drejtori tjeter.

Ne fakt, ardhja e italianit u prit me interes ne Shkoder pasi CV-ja e tij ishte e shkelqyer teksa ne mes shume detyrave qe kishte kryer me pare, ishte edhe ajo e drejtorit te Akademise se Torinos. Megjithate realiteti tashme eshte ky dhe nuk mund te ndryshohet.

Enigem mbetet ne fakt refuzimi i tij ne fund per marrjen e ketij posti sepse ai para disa ditesh ka qene ne Shkoder, i ka pare te gjitha kushtet dhe çdo gje tjeter dhe ka diskutuar deri ne detaje per ate se çfare do bente, por ne fund ka thene “jo”.

Nje fund jo i lumtur per Vllaznine, por qe gjithsesi nuk e ndal punen dhe padyshim qe do te vazhdoje t’i kushtoje gjithnje e me shume rendesi elementit te ri./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.