Vllaznia ka filluar nga puna për edicionin e ardhshëm. Shkodranët kanë ndërruar totalisht fytyrë, teksa kanë ulur në pankinë Brdariç dhe kanë zyrtarizuar si drejtor sportiv Matko Djarmatin.

Fokusi nuk është vetëm te merkato, por edhe te fanellat e reja, ku janë bërë publike ato te seancave stervitore. Një nga ata që e do me zemër Vllazninë është Blendi Dibra. Dibra, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka theksuar se brenda një kohe shumë të shkurtër arritën të krijojm një staf teknik mjaft cilësor.

Vllaznia synon ringritjen në futbollin shqiptar, e ky është vetëm fillimi.

Postimi i Blendi Dibra

..brenda një kohe shumë të shkurtër arritëm të krijojm një staf teknik mjaft cilësor të dedikuar 24/24 për kuqeblutë; Drejtori Sportiv, Kroati Matko Djarmati që nga ardhja e tij është “gozhduar” në zyrën e tij pranë stadiumit Loro Boriçi për të bërë zgjedhjet e duhura.

Kryetraineri Gjerman, Thomas Brdaric po spikat me profesionalizmin e tij, traineri i parë Elvis Plori po demostron çdo ditë se Shkodra prodhon jo vetëm talente por edhe trainerë që duhen pasur në vëmendje ndërsa Safet Osja dhe Ideal Lekiqi kanë preferuar të flasin pak dhe të punojn shumë për të arritur qëllimin e përbashkët Rikthimin tek Suksesi/newsport/