Dy dite me perpara Haris Lika njoftoi largimin nga pozicioni i trajnerit te ekipit te Vllaznise se femrave. Qe prej atij momentin, nga vete drejtuesit e klubit nuk ka patur ndonje njoftim tjeter se çfare do te behet me vendin e mbetur bosh ne pankine.
Pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” ka mesuar ne menyre ekskluzive se per momentin ekipi vijon stervitjen dhe ne krye te tij per momentin eshte trajneri i meparshem Nikolin Leka, i cili tashme mban pozicionin e drejtorit teknik.
Ai eshte çdo dite ne stervitje sebashku me zevendestrajnerin Fabjol Rexhepi dhe nderkohe drejtuesit jane duke pare mundesine edhe per gjetjen e trajnerit te ri, por deri ne keto momente ende nuk ka nje emer konkret.
Vllaznia e femrave e mbylli rrugetimin e saj ne Kupat e Europes ka arritur dot te kualifikohet ne turin e dyte dhe i gjithe fokusi i saj tashme do te jete i perqendruar tek kampionati, i cili do te filloje ne muajin tetor.
Objektivi i saj do te jete shume i qarte: Fitimi i titullit kampion serish, titull qe do te ishte i 11-ti rradhazi per te. Mbetet per t’u pare se cilat do te jene skuadrat qe do ta rivalizojne ate, por me shume mundesi ashtu si sezonin e kaluar edhe kete here do jene Tirana dhe Apolonia./SHKODRA-SPORT.COM/