Vllaznia prej pak ditesh i eshte rikthyer serish stervitjeve, per t’u bere gati per ndeshjet e kampionatit dhe nderkohe diten e neserme do te zhvilloje nje test miqesor ndaj ekipit te Kastriotit, pikerisht ne oren 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Deri ne keto momente tek skuadra shkodrane nuk ka ende asnje levizje ne merkato, pavaresisht zhurmes se krijuar. Megjithate njeri prej lojtareve qe perflitet per t’u larguar eshte Kristijan Vulaj. Gazeta “Shkodra Sport” e ka kontaktuar ate, per te mesuar diçka me shume per te ardhmen e tij dhe kete gje mund ta mesoni ne intervisten e dhene per gazeten tone:

– Kristijan keni kalur gjysem sezoni deri tani tek Vllaznia. Si po ndjeheni?

Ndjehem mire me grupin. Te gjithe pjestaret e skuadres qe nga dita e pare me kane pritur mire dhe jam ndjere rehat sa i perket asaj pjese.

– Akoma nuk keni gjetur hapesiren tuaj per t’u aktivizuar dhe per te treguar vlerat tuaja. Ju ka merzitur ky fakt?

Hapsira nuk kam gjetur, por besoj se ne te ardhmen do fitoj shanset e mia per te luajtur me shume.

– Ështe folur shpesh per nje “debat” te krijuar mes teje dhe trajnerit Josa. Si qendron e verteta per kete gje?

I kam lexuar ato se çfare jane shkruar per nje debat ne mes meje dhe trajnerit, por ju siguroj se asgje nuk eshte e vertete. Ne kurre nuk kemi patur asnje perplasje me njeri- tjetrin.

– Si eshte raporti i Vulajt me shoket e ekipit?

Shoket e ekipit jane shum korrekt me mua. Tek grupi ekziston nje atmosfere shume e mire dhe kjo esht perparsia jone ne krahasim me ekipet e tjera.

– Se fundi, çfare do te ndodhe me ju ne merkaton e janarit: Do te qendroni te Vllaznia apo do shikoni mundesine e huazimit a largimit nga skuadra?

Di te them qe une jam nen kontrate me Vllaznine. Sa i takon çeshtjes se huazimit ne ndonje skuader tjeter, per momentin nuk e di por do te thoja se gjithsesi nuk eshte nje ide e keqe.
Intervistoi: Marinela MATIJA