Më 17 dhe 18-janar do të luhen ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia në turin e parë nuk rezervoi surpriza dhe skuadra kuqeblu u kualifikua për në raundin tjetër të turneut, duke mundur Flamurtarin.

Tashmë, në turin e dytë Vllaznia do të përballet me Bylis. Të dy skuadrat do të zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjen e parë të turit të dytë mesjavën e ardhshme, pikërisht më 17-janar.

Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti që sfida Bylis-Vllaznia nuk do të transmetohet live nga OverSport dhe Tibo, kompania që ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të këtij kompeticioni. OverSport dhe Tibo ka vendosur të transmetojë live sfidat Korabi-Partizani, Lushnja-Tirana, Erzeni-Teuta dhe Skënderbeu-Egnatia.

Padyshim që, një lajm i tillë do t’i lërë tepër të pakënaqur tifozët e Vllaznisë, sepse në fund të fundit një ndeshje mes dy ekipeve të Superiores merr më shumë vëmendje se ato që do të luhen në Dibër dhe Lushnjë. Megjithatë, si gjithmonë ata do të tentojnë në mënyra të ndryshme për ta ndjekur live këtë ndeshje, pse jo duke udhëtuar edhe drejt Ballshit.
Maringlen ZHIVANI