Prej më tepër se një dekade i ka dhënë lamtumirën Shqipërisë pas disa viteve të kaluara në vendin e shqiponjave duke luajtur futboll, por vazhdon të ketë lidhje me të. Përmes kontakteve të shumta me shokët e miqtë e tij, por edhe me tifozët.
E kemi fjalën për ish- mesfushorin e Vllaznisë LEANDRO GIL MIRANDA DA SILVA. Ai tashmë drejton një studio që merret me menaxhimin e lojtarëve dhe padyshim që dëshiron të jetë prezent në Shqipëri sërish me lojtarët që ai menaxhon.
Ka luajtur me Vllazninë në sezonin 2004-05 teksa ka qenë në fushë me fanellën e saj në 15 ndeshje duke shënuar edhe 2 gola, ndërsa një sezon më vonë luan 29 ndeshje dhe shënon 3 gola. Do të vazhdonte të luante deri në dhjetor të vitit.
Ruan momente të bukura prej atyre vitesh, por në intervistën e dhënë gazetarit Andi Gjurgjej, Leandro për “Shkodra Sport” ka treguar se e ndjek me shumë vëmendje kampionatin shqiptar dhe padyshim Vllazninë duke shpresuar se ajo do të rikthehet sërish në vendin e parë. Ja intervista me të:
– Leandro, se pari na thoni pak pershtypjet tuaja qe keni per kampionatin shqiptar?
Kam patur privilegjin te luaja ne Shqiperi me disa ekipe e njekohesisht ne kohen time te shihja te luhej futboll cilesor dhe them se klubi ku pata momentin tim me te mire ishte Vllaznia.
E ndjek Vllaznine edhe tani, edhe pse jam ne Rio de Janeiro te Brazilit dhe lumturohem per kete ekip dhe per arritjet e saj.
– Kete sezon, kampionatin shqiptar po shoqerohet nga nje rivalitet i ashper mes skuadrave te kreut dhe atyre te fundit te renditjes. Opinioni juaj?
E pashe qe Vllaznia ne ndeshjen e fundit ndaj Bylisit nuk fitoi, por duhet qe tani lojtaret te punojne shume per t’u rikthyer serish tek fitoret dhe per t’i kuptuar gabimet e bera. Pavaresisht kesaj, une dua t’i pergezoj ato sepse po korrin frytet e punes se bere dhe jo me kot kane qene deri me tani ne vendin e pare.
– Me humbjen ndaj Bylisit, mendon se kjo situate do ndikoje negativisht tek skuadra e Vllaznise dhe tek ecuria e saj?
Pjesa me e rëndësishme për ata eshte që po mendojnë të bëhen kampione dhe duhet qe Vllaznia te fitoje serish ndeshjet e te beje kujdes sepse ka skuadra te tjera te forta qe pretendojne fitimin e titull, dhe prandaj ky kampionat eshte bere shume i mire per t’u luajtur.
– Rivaliteti per titull eshte bere i forte. Mendoni se kjo gje do e shoqeroje kete sezon deri ne mbylljen e saj dhe ne pikepamjen tuaj, cili ekip e meriton me shume ta fitoje titullin kampion?
Kampionati i ketij sezoni eshte i diskutueshem ku ekipi i Vllaznise u tregua nje ekip solid dhe me nje futboll te luajtur mire dhe per kete ky ekip ka udhehequr kampionatin. Por sic thashe, kampionati shqiptar eshte shume i forte dhe ekipet e tjera luftuan per te arritur vendin e pare e per t’i marre pike Vllaznise, dhe mendoj se kjo çfare po ndodh per momentin do jete emocionuese deri ne fundin e saj.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ