Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Mbrojtësi shkodran Klejdi Paloka është larguar nga Vushtrria në ditët e fundit të dhjetorit ndërkohë që tashmë ka mbyllur marrëveshjen me klubin e tij të ri, Skënderbeun.
Sipas burimeve të “Shkodra Sport”, futbollisti shkodran pritet të vazhdojë karrierën te skuadra korçare, duke hedhur një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij profesional.
Në realizimin e këtij transferimi ka pasur një rol të rëndësishëm edhe ish-trajneri i tij te Burreli, Ditmar Bicaj, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në afrimin e Palokës te Skënderbeu.
Korçarët synojnë të përfitojnë nga potenciali dhe fleksibiliteti i lojtarit, i cili mund të aktivizohet në disa role në fushë.
Ky afrimi shihet si pjesë e strategjisë së Skënderbeut për të ndërtuar një skuadër konkurruese me elementë të rinj dhe perspektivë, në mënyrë që të arrijnë synimet e tyre drejt ngjitjes edhe njëherë tjetër në Abissnet Superiore.
Burimi: Gazeta “Shkodr Sport”



