Vllaznia është duke kërkuar një mbrojtës të majtë për edicionin e ardhshëm, me Esin Hakajn që mund të largohet nga shkodranët, pasi të mbyllë ndeshjet e Kupave të Europës. I përzgjedhuri i kuqebluve, është mbrojtësi i Kukësit, Edison Ndreca.

Në një deklaratë të shkurtër për “Shkodra Sport”, Ndreca nuk e ka mohuar faktin që ka bisedime, por theksoi se ka një rrespekt të madh për tifozërinë e Vllaznisë.

“Rrespekte për tifozërinë e Vllaznisë. A kam pasur bisedime me drejtuesit? Nuk kam koment për këtë pjesë”,-tha fare shkurtimisht për “Shkodra Sport”, mbrojtësi i Kukësit, Edison Ndreca.

Fakti qe ai nuk e ka mohuar kete mundesi, do te thote se gjerat ne vijim edhe mund te avancojne, por duket se edhe per disa dite do te kete gjera te tjera ne lidhje me te.
Maringlen ZHIVANI