‘Juban Danja’ eshte surpriza e bukur e dy javeve te para te kampionatit kombetar te futbollit te femrave. Ajo ka barazuar 3-3 ne transferte ne ndeshjen e pare ndaj njerit prej ekipeve pretendente si Kinostudio (ne fakt ka qene shume prane fitores sepse ka qene ne udheheqje te rezultatit ne shifrat 3-1), nderkohe qe ne javen e dyte ka fituar 3-1 ndaj nje tjeter ekipi si Tirana AS.

Ekipi i pare i futbollit te femrave ne vendin tone duket se ka nder mend te kthehet ne ditet e tij me te mira. Organizimi qe presidenti Ferdinand Jaku i ka bere ekipit sivjet, duket krejt ndryshe.

Pjese e tij jane bere disa futbolliste te ardhura nga kryeqyteti qe vjet kane qene pjese e ekipit Term dhe jo vetem kaq. Me te eshte bashkuar edhe futbollistja Avullija e huazuar nga Vllaznia.

Por jo vetem kaq. Presidenti Jaku ka bere nje ‘goditje’ te madhe per pankinen. Ka emeruar ne postin e trajnerit nje emer te njohur si Elis Legata i cili sebashku me Paula Jakun perbejne edhe dyshen e drejtimit te kesaj skuadre nga pankina.

Legata njihet per vlerat e tij si trajner dhe per me teper njeh mire edhe futbollin e femrave ne vendin tone ngaqe prej vitesh eshte pjese e stafit te ekipit tone kombetar ne rolin e pergatitesit te portiereve.

Me te ne pankine gjerat kane nisur mire dhe me siguri qe ‘Juban Danja’ sivjet ka per te qene rivalja kryesore e Vllaznise ne rrugen drejt titullit kampion.
www.shkodrasport.com