UEFA ka përcaktuar një treshe gjyqtarësh nga Çekia për ndeshjen e kthimit që Vllaznia do të luajë ndaj Universitatea Kraiovës më 28 korrik, ora 19:30, në stadiumin “Ion Oblemenco”.

Kryesor do të jetë 34-vjeçari Ondrej Berka, ndërsa asistentë të tij Matej Vlçek dhe Jakub Hrabovski.

Kryesori Berka ka gjykuar vetëm dy ndeshje në edicionin e kaluar në Ligën e Konferencës, ndërsa kjo është hera e parë që arbitron një klub shqiptar.

Më tepër ai është angazhuar nga UEFA në ndeshjet të Kombëtareve U-17, U-19 dhe U-21 gjatë viteve të fundit.

Ai ka vetëm 4 vite që ka marrë stemën e FIFA-s si arbitër ndërkombëtar, ndërsa në Çeki vlerësohet për autoritetin që ka. Berka njihet për dhënien e shumë kartonëve të verdhë.