Mbrëmjen e sotme ne oren 20.00 në kompleksin sportiv të Juventusit do të zhvillohet ndeshja e kthimit e turit të dytë të Ligës së Kampioneve të Europës në mes skuadrës vendase të Juventusit dhe Vllaznisë. Kjo e fundit ka mbërritur që dje në Itali ku dhe ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj ndeshje.

Ekipi do të ketë sërish mungesa të rëndësishme, teksa ne dyshim perpos Rrahmanit e Bajraktarit qe sic dihet jane te demtuara prej kohesh, tashme eshte shtuar edhe nje tjeter mbrojtese e qendres, kanadezja Tidder.

Ajo ka qene nje nga pikat me te forta te skuadres ne ndeshjet e ketij edicioni te Liges se Kampioneve, por gjendja e saj shendetesore ditet e fundit ka qene jo e mire dhe si rrjedhoje nuk ka udhetuar fare me ekipin drejt Italise.

Kjo ka bere qe stafi teknik te jete ne hall per zevendesimin e saj sepse t’i mungojne cdo skuadre tre mbrojteset e qendres eshte dicka qe nuk mund te zgjidhet lehte.

Por nga ana tjeter, dy futbollistet kosovare Berisha e Ramadani kane patur serish probleme me vizat dhe ata nuk kane udhetuar fillimisht me ekipin drejt Italise. Pas insistimeve te shumta, jane paisur me vize mbreme rreth ores 19.00 dhe mengjesin e sotem kane udhetuar per t’u bashkuar me skuadren, por kuptohet qe nuk do te jene ne gjendje per te luajtur nga fillimi.

Pavaresisht ketyre problemeve presidenti Matija dhe trajneri Leka në prononcimin e dhënë për “SHKODRA SPORT” pas stervitjes se mbremshme, jane shpreur se Vllaznia nuk do të jetë thjesht për eskursin në Torino, por do të tregojë vlerat e saj më të mira në fushën e lojës.

Vllaznia është në 32 skuadrat më të mira të Europës dhe kuptohet që e ka arritur objektivin e saj, megjithatë synon që të mos largohet nga ky kompeticion I rëndësishëm pa lënë gjurmë edhe ndaj një emri të madh siç është Juventus./SHKODRA-SPORT.COM/