Ecuria e Dinamos ne ndeshjet e fundit vazhdon te shqetesoje drejtuesit e klubit te cilet kane menduar qe te bejne serish levizje ne pankine. Si rrjedhoje, ndeshja qe kjo skuader do te luaje te marten ne Korçe ndaj Skenderbeut, mund te jete e fundit per Bledar Devollin ne pankinen e kesaj skuadre.

“Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se nje trajner italian eshte ne “pole position” per te marre drejtimin e kesaj skuadre. Behet fjale per ish- futbollistin dhe ish- trajnerin e Udinezes Rodolfo Vanoli.

Madje, burime te besueshme per gazeten “Shkodra Sport” bejne te ditur se 59 vjeçari Vanoli, i shoqeruar edhe nga ai qe mendon te marre si ndihmes te Dinamo, Orlando Urbano dhe nga dy menaxheret qe po merren me kete tratative, Altin Selmanaj dhe Arber Emiri, te enjten e kaluar kane qene te pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi” per te ndjekur ndeshjen ndaj Vllaznise.

Pas kesaj ndeshje qe siç dihet u fitua nga shkodranet 2-1, mesohet se trajneret bashke me menaxheret e tyre kane patur edhe nje takim me presidentin Adrian Bardhi dhe kane rene parimisht dakord per te nisur nje bashkepunim. Sipas burimeve tona, brenda javes se ardhshme kjo levizje mund te zyrtarizohet.

Madje, ne lidhje me kete çeshtje kane shkruar edhe mediat italiane. Sipas udineseblog.it, shpetimi i Dinamos nga renia nga Superliga mund te vije ish-lojtari i Juventusit, Rudy Vanoli, i cili në sezonin 2014/15 fitoi Kupën e Sllovenisë dhe Superkupën e Sllovenisë me Koperin, dhe në 2015/16 fitoi titullin kampion me Olimpia Ljubljanën./SHKODRA-SPORT.COM/