Presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili ka folur pas mbylljes në barazim pa gola të derbit me Partizanin, duke theksuar se është i kënaqur me skuadrën e tij.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, Halili theksoi se pavarësisht rezultatit të sotëm, “bardheblutë” treguan se janë skuadra më e mirë në vendin tonë.

“Jemi të kënaqur me këtë kampionat, ne kemi parë që skuadra jonë të humbasë dhe sërish të fitojë. Ne me këtë kampionat jemi të kënaqur, kemi një skuadër shumë të mirë.

Ka dhe skuadra që rrezikojnë dhe duan të shpëtojnë kampionatin, ne jemi shumë të kënaqur dhe duam që të kënaqen edhe tifozët. Kemi lojtarë shumë të mirë që i kërkojnë të gjithë.”-theksoi presidenti i Tiranës.