Ditën e nesërme, kampionati i femrave do të luajë ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të. Kështu, kampionati i futbollit të femrave ka hyrë tashmë në fazën e nxehtë të tij, ku edhe pak javë, kanë mbetur për të përcaktuar kampionen e këtij sezoni.

Megjithatë, ndeshja që do të luhet nesër, në mes Murlanit dhe Apolonisë, pritet të jetë një përballje e fortë për të dy ekipet. Kështu, Murlani synon të ndalë Apoloninë, teksa kjo e fundit renditet në vendin e dytë me 32 pikë, dy më pak se sa Vllaznia e vendit të parë.

Kjo javë e 14-të, sipas kalendarit, ka rezervuar pushim për kampionet e Vllaznisë, ndërkohë që Apolonia është mysafire në Barbullush të Shkodrës për t’u ndeshur me Murlanin vendas, të drejtuar nga trajneri Arben Parmeza.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet ditën e nesërme, duke filluar nga ora 13:00. Kështu, Murlani-Apolonia do të jetë ndeshja e fundit, që do të mbyllë javën e 14-të.
Maringlen ZHIVANI