Ish-futbollisti i Partizanit, Ledio Pano, mendon se Partizani e kërkoi më shumë fitoren në derbin e barazuar ndaj Tiranës,. Duke folur në “Gol pas Goli”, ai theksoi se ekipi kishte bërë më mirë se bardheblutë, ndërsa tregoi edhe lojtarin që i kishte bërë më shumë përshtypje në këtë sfidë me lojën e tij.

“Një pjesë e parë e barabartë, të dy ekipet u ruajtën për të mos u ndëshkuar. Sigurisht që loja e pjesës së parë ishte më shumë në mesfushë, duke u kontrolluar.

Ndërsa pjesa e dytë kishte ritëm tjetër me ndryshimin e Kallakut me Carë. Kishte më shumë në efektive në pasim, i dha pak ritëm lojës dhe ndryshoi shpejtësia dhe u bë më i rrezikshëm Partizani.

Prisja më shumë nga Tirana si kryesuese, si ekip që ka një farë stabiliteti e ka treguar se mund të bëjë më mirë. Partizani dha gjithçka, besoj se e donte me tepër fitoren, rastet e humbura tregojnë momentin “jo” në të cilin është Zhunior.

Më pëlqeu Matondo, ishte lojtar që ekuilibroi shumë lojën e Partizanit në mesfushë. E pamë në pjesën e parë që pothuajse dominoi në aspektin mbrojtës në lojën e Partizanit. Në pjesën e dytë ishte ai që nxirrte topin, ishte një nga më të mirët te Partizani”, tha Ledio Pano.