Provoi të bindte stafin e Vllaznisë, por duket se gjendja e tij fizike nuk ishte ajo e duhura dhe në Shkodër nuk kishin kohë ta prisnin dhe për këtë arsye, nuk arriti dot të firmoste për të. E kemi fjalën për sulmuesin nga Ekuadori Frank Obando.

Megjithatë 25 vjeçari mesa duket nuk do të largohet nga Shqipëria. Gazeta “Shkodra Sport” në mënyrë ekskluzive mëson se lojtari do të jetë pjesë e ekipit të Tërbunit në sezonin e ri.

Ka mjaftuar ndeshja miqësore në mes Vllaznia U21 dhe Tërbunit luajtur pak ditë më parë, që trajneri i skuadrës pukjane Altin Xhahysa ta shikonte me vëmendje këtë futbollist (që në fakt edhe i shënoi në këtë miqësore) dhe është bindur për aftësitë e tij.

Që do të thotë se Xhahysa është i bindur që Obando do t’i bënte punë Tërbunit në sezonin e ri dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë biseduar me të dhe e kanë bindur që të luajë për skuadrën e tyre.

Obando është 25 vjeç dhe 1.86 metra i gjate. Në sezonin e fundit ka luajtur fillimisht me ekipin Nacional de Quito qe u shpall kampion ne Serine B te Ekuadorit duke shenuar 8 gola dhe duke e ndihmuar ate te ngjitet ne Superlige.Ndersa ne gjysmen e dyte, eshte bashkuar me ekipin Olmedo me te cilin ka shenuar 6 gola./SHKODRA-SPORT.COM/