Me Vllaznine i ka mbaruar kontrata dhe aktualisht eshte nje futbollist i lire. Kjo ka bere qe ai dhe menaxheri i tij te jene ne kontakt me ekipe te tjera duke pare kryesisht mundesine per te firmosur diku jashte vendit.

Nje gje te tille e ka bere te ditur vete lojtari ne nje prononcim te tij dy dite me pare. Por sakaq, “Shkodra Sport” meson se per mesfushorin kukesian ka shfaqur interes edhe nje nga ekipet e njohura te Kategorise Superiore.

Behet fjale per ekipin e Partizanit. Burime prane lojtarit na e konfirmojne nje interesim te tille dhe ne ditet ne vazhdim do te mesohet me shume ne lidhje me kete interesim.

Skuadra e kuqe eshte ne fazen e riorganizimit dhe po shohim qe prej saj jane larguar disa futbolliste ditet e fundit dhe per kete arsye, ata duhet te zevendesohen me te tjere me cilesore.

Fjoart Jonuzi ka bere dy sezone shume te mira me Vllaznine duke spikatur me paraqitjet e tij ne fushen e lojes dhe kjo ka bere qe ai tashme te jete i kerkuar ne merkato./SHKODRA-SPORT.COM/