Ka ardhur gati në fund të merkatos tek Vllaznia dhe ndonëse në fillim tifozët ishin skeptikë për ardhjen e tij, me kalimin e javëve kanë ndryshuar mendim. E gjitha kjo ka ardhur duke parë mënyrën si ai luan në fushë dhe përkushtimin që po tregon për fanellën kuqeblu.

Eni Imami pas përvojës në disa skuadra të tjera të Superligës, sivjet është pjesë e Vllaznisë dhe ka ndodhur kështu vetëm falë sponsorit Xhaferi të cilin e vlerëson maksimalisht.

Mbrojtësi i kuqebluve ka pranuar të flasë me gazetarin Andi Gjurgjej duke dhënë një intervistë për “Shkodra Sport” ku ka folur për shumë gjëra, intervistë të cilën mund ta ndiqni më poshtë:

– Eni, faleminderit qe pranove ftesen te flasesh per Shkodra Sport. Pikë së pari, si ndiheni ne Shkoder?

Ne Shkoder ndihem jashtezakonisht mire dhe po e shijoj çdo dite qendrimin tim ketu.

– Eshte hera e pare qe jetoni ne kete qytet. Jeni ambientuar ndopak ketu?

Fillimi gjithmone eshte pak i veshtire por mund te them lehtesisht qe jam ambientuar shpejt dhe pershtatur shpejt me qytetin.

– Si e vleresoni mikpritjen e tij?

Perveçse fjale te mira nuk mund te them asgje tjeter. Kam gjetur mikpritje dhe respekt dhe per kete gje gjej rastin t’i falenderoj publikisht njerezit ketu ne Shkoder.


-Ju keni ardhur sivjet ne Shkoder. Ndiheni i lumtur qe jeni pjese e Vllaznise per kete sezon?

Sigurisht qe ndihem i lumtur. Po e shijoj momentin ketu dhe do e shijoja akoma me shume ne fund te sezonit me nje trofe.

-Si eshte forma juaj sportive? Ndiheni ne 100% tuaj?

Mendoj qe kete pushimin 3-4 ditor e kisha te nevojshem sepse duke luajtur çdo 3 dite po e ndjeja veten pak te lodhur, por tani jam gati per pjesen e mbetur te sezonit.


– Keni arritur te krijoni nje treshe stabel ne mbrojtje. Si ndiheni kur luani perkrah Gurishtes dhe Adilit? Keni arritur te pershtateni bashke?

Me pelqen moduli me 3 dhe 4 mbrojtesa. Ato jane zgjedhjet e tranjerit. Adili dhe Gurishta jane djem e lojtar te mire dhe mua ma bejne me te lehte punen.


-Me paraqitjet tuaja te deritanishme keni fituar zemren e publikut shkodran. Nje opinion per ta?

Ky ishte nje nga qellimet sepse kur erdha ne fillim kishte disa qe ishin skeptik ndoshta harruan qe kam fituar çdo gje ne Superlige dhe kam luajtur me ekipet me te mira ketu dhe me behet qejfi qe kam arritur t’i bind dhe e ndjej dashurine e tyre.

-Jeni kerkues ne karrieren tuaj sportive?

Sigurisht. Ne qofte se nuk do isha kerkues nuk do isha te Vllaznia dhe nuk do luaja per kaq vite ne nivele te larta.

-Eni, deri tani jeni pjese e Vllaznise. Do mund ta perdorni kete ekip si trampoline per te luajtur ne te ardhmen me ndonje ekip me emer ne europe?

Uroj qe kjo te ndodhe pasi eshte deshira e çdo futbollisti, por le t’ia lejme kohes. Tani prioritet eshte Vllaznia.


– Te flasim pak per Vllaznine e ketij e sezoni. Po kryesoni bindshem tabelen e klasifikimit ku jeni shpallur dhe kampion dimri. Cili eshte objektivi juaj personal me kete ekip?

Po zhvillojme ndeshje te mira dhe kjo eshte diçka qe me ben optimist keshtu qe titujt nuk jane me utopi. Me nje kupe te fituar dhe pjesemarrjen ne europe une jam super i kenaqur.

– Vllaznia kete sezon eshte me staf komplet te ri. Si e vleresoni punen e tyre te deritanishem?

Me noten 10 do t’i vleresoja te gjithe pa perjashtim.

– Per ju eshte hera qe sterviteni nga nje trajner gjerman dhe qe ndjeni ndoshta egersine qe sjell trajningu perendimor. Opinioni juaj per trajnerin Brdariç?

I afte dhe kerkues. Ndonjehere me duket sikur ka besim ai me shume te ne se ne te vetja jone. E falenderoj per kete gje.

– Po per pjesen tjeter te stafit?

Perveç se fjale te mira per te gjithe. I dua shume. Njerez te mire dhe trajnera te mire.

-Nje mendim per sponsorin e Vllaznise? Sa ju suporton dhe motivon ai gjate ndeshjeve dhe pas tyre?

Ne qofte se nuk do ishte Alban Xhaferi, Imami nuk do ishte aty ku eshte sot dhe me besoni as Vllaznia nuk do ishte keshtu. E falenderoj publikisht. Eshte i qete dhe kupton nga sporti gje qe eshte shume e rendesishme.

– Me pare keni luajtur per Tiranen dhe tani luani per nje tjeter ekip te madh dhe me emer ne futbollin shqiptar siç eshte Vllaznia. Çfare ndjenje te jep ndjesia e te qenurit futbollist i Vllaznise?

Pergjegjesi per fanellen qe mbaj veshur dhe per faktin qe kam nje qytet te madh dhe me emer qe perfaqesoj. Keto me mjaftojne per te dhene maksimumin ne fushen e lojes.


– Nga bora ne bresher. Vjet Vllaznia ishte duke rene nga kategoria nderkohe qe kete vit skuadra shkodrane lufton per kreun. Nje opinion per kete Vllazni qe po i befason te gjithe kete sezon?

Vllaznia kete vit eshte skuadra me e bukur e kampionatit. E thote i gjithe opinioni sportiv jo vetem une, dhe uroj ta shijojme momentin e mire sa me gjate te gjithe si ekip me keto paraqitje.

– Meriton Vllaznia te jete ne vendin e pare?

Sigurisht, pa pike dyshimi.

-Deri tani keni shenuar vetem 1 gol me Vllaznine dhe ai gol eshte regjistruar ne ndeshjen ndaj Bylisit ku rezultoi vendimtar. Premtoni gola te tjere ne ndeshjet ne vazhdim?

Sigurisht qe po. Isha prane shenimit te golit me Skenderbeun dhe Tiranen. Fati nuk donte. Uroj qe ndeshjet e ardhshme te tentoj gjithmone.

– Mendoni te mbyllni sezonin me fitimin e ndonje trofeu?

Patjeter, objektivat i kam te qarta çfare une dua.


-Si futbollist i ketij ekipi, çfare i premtoni ne vazhdim tifozeve shkodrane ku dihet se ata ju mbeshtesin fuqishem?

Titull, kupe ose kampionat dhe europen e premtoj pa frike.

-Kur juve i’u eshte ofruar oferte nga Vllaznia e pranuat menjehere ate? Me ke biseduat se pari?

Un isha pjese e Partizanit por duke qene se atje ishte merkato e mbyllur u rifuta ne treg serish dhe pas bisedes me MMatkon qe e kam shok me vite kemi luajtur bashke dhe me sponsorin Xhaferi. Zgjodha Vllaznine me kenaqesine me te madhe, me gjithe respektin per ekipet e tjera qe isha ne bisedime.

-Ne perfundim te kontrates aktuale, do ishit menduar dy here per te rinovuar me Vllaznine?

Duhet te shikojme para. Kemi objektiva te tjera njehere. Ajo eshte pune qe kerkon zgjidhe te thjeshte.

-Dhe se fundmi pertej te gjithave, vitin 2021 e nisni ndaj Teutes ne Loro Boriçi. Opinioni juaj per kete prag ndeshje ? Jeni optimist per fitore?

Sigurisht qe po. Teuta eshte ekip cilesor. Do jete ndeshje e bukur. Ne futemi ne fushen e lojes per 3 pike dhe neve nuk na mbetet gje tjeter vetem te shijojme ndeshjen dhe uroj te dalim me koken lart.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ