Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEEKSKLUZIVE/ Portieri shkodran drejt Besëlidhjes, pas Mehmetit ja afrimi i rradhës i...

EKSKLUZIVE/ Portieri shkodran drejt Besëlidhjes, pas Mehmetit ja afrimi i rradhës i lezhjanëve

Nga Maringlen ZHIVANI

Portieri shkodran Marco Molla, është shumë pranë akordit me Besëlidhjen për t’u bërë afrimi i radhës në repartin e portës.
Molla është një portier me eksperiencë në nivele të ndryshme dhe ka një profil që përputhet me synimet e skuadrës për ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Molla, me origjinë shkodrane, i lindur në Itali, është 1.92 m i gjatë dhe ka kaluar nëpër sistemet e Akademive italiane, përfshirë Bologna. Ai ka luajtur në Serinë C me Imolese, si i huazuar nga Bolonja dhe më pas u aktivizua në Kategorinë Superiore të Shqipërisë me Laçin, ku zhvilloi 14-ndeshje në sezonin 2024-2025.

Molla ka përfaqësuar edhe Kombëtaret e moshave të Shqipërisë dhe Italisë, duke përfshirë kampionate evropiane dhe Botërore U-17. Së fundi ai ka qenë pa kontratë pas largimit nga Laçi dhe ishte në vëmendje të disa klubeve, ndërsa duket se do ta rinisë karrierën te Besëlidhja.

Drejtuesit e klubit kishin bërë të qartë se prioritet kryesor ishte “blindimi” i portës dhe Molla shihet si alternativa kryesore për të zëvendësuar Birjen, për të garantuar stabilitet në këtë repart kyç. Emri i tij pritet të konfirmohet zyrtarisht në ditët në vazhdim pasi klubi të finalizojë të gjitha detajet kontraktuale.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments