Mesfushori shkodran Erjon Vucaj duket se e ka vendosur që të luajë me Luftëtarin.

Të paktën për në Kupat e Europës. Për të kjo eksperiencë mund të shërbejë për të luajtur jashtë vendit.

Ende nuk është zyrtarizuar marrëveshja, por me gjasa do të ndodhë nesër.

Vucaj nga sa është shkruar në shtyp, ka patur një ofertë edhe nga Teuta megjithatë duket se ka preferuar të luajë për gjirokastritët të cilët do jenë në Kupat e Europës.

Dëshira e tij është për të gjetur një ekip jashtë Shqipërisë dhe kjo mund të jetë një trampolinë e mirë.
Nëse nuk realizohet kjo gjë pastaj do shihet mundësia nëse do të vazhdojë me Luftëtarin edhe për sezonin e ardhshëm apo do shohë ndonjë opsion tjetër për vazhdimin e karrierës.
© shkodrasport.com