Radiokronisti i njohur sportiv Moisi Dalipi eshte i bindur se Vllaznia do ta fitoje ndeshjen finale te Kupes se Shqiperise, ate ndaj Laçit qe do te luhet pasditen e 31 majit ne oren 19.00 ne stadiumin “Air Albania”.
Ai ka qene i pranishem pasditen e djeshme ne stadiumin e Kamzes teksa ka ndjekur nga afer edhe ndeshjen e javes se fundit te kampionatit, ate ne mes Kastriotit dhe Vllaznise dhe madje perpara fillimit te saj, beri te ditur se kjo ndeshje do te fitohej nga ekipi shkodran.
Nderkohe radiokronisti i njohur vlonjat ne menyre ekskluzive per “Shkodra Sport” ka bere edhe nje parashikim te ndeshjes finale, madje duke dhene edhe rezultatin perfundimtar te saj teksa eshte shprehur: “Te jeni te bindur, Vllaznia e fiton kete finale, madje po ju them edhe rezultatin e saj, 2-0”.
Kuptohet qe per momentin ky eshte thjeshte profeci. Dalipi ne fakt e gjeti fitoren e Vllaznise ne ndeshjen e djeshme ndaj Kastriotit dhe tashme te presim te shohim nese e ka parashikuar sakte edhe finalen e kupes ndaj Laçit./SHKODRA-SPORT.COM/