Portugalia kualifikohet për fazën e 1/8 pasi mposht në sfidën e dytë të grupit H Uruguain me rezultatin e pastër 2-0. Dy golat e Bruno Fernandes ishin ato që i dhanë tre pikët Portugalisë e cila kalon kështu në fazën tjetër kur ka edhe një ndeshje ende për të zhvilluar.

Sfida nis me ritëm të kënaqshëm, por mungojnë rastet e pastërta. Rodrigo Bentacur ka shansin më të mirë të pjesës së parë, por goditja e tij ndalet nga portieri i Portugalisë. Me rrjeta të paprekura mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën ka një tjetër histori.

Portugalia jep sinjalin e parë me Joao Felix që godet nga e majta, por topi gjen vetëm rrjetën e jashtme. Për të zhbolluar rezultatin mendon Bruno Fernandes që harkon një top për Ronaldon, me këtë të fundit që provon të godasë me kokë, por nuk e devijon dot topin, i cili megjithatë shkon në rrjetë.

Portugalia zhbllokohet pas golit të realizuar, ndërsa nga ana tjetër Uruguai është në luftë me kohën të paktën për të barazuar. Maximiliano Gomez dhe de Arrascaeta kanë shanse të mira për të vendosur baraspeshën, por pa sukses.

Në fundin e takimit, Bruno Fernandes realizon edhe golin e dytë me një 11-metërsh. Ky është edhe goli që vulos rezultatin final të takimit dhe që i jep trepikëshin e dytë në këtë edicion Portugalisë.

Portugalia qëndron në krye të grupit H me 6 pikë, e ndjekur nga Gana me 3 dhe Uruguai me 1 e Korea me 1. Sfida që pritet të vendosë fatet e këtij grupi është ajo midis Ganës dhe Uruguait për të treguar se kush do të jetë ekipi i radhës që do të kualifikohet përveç Portugalisë.

Foto: FIFA World Cup, Twitter