Me ne fund sulmuesi shkodran Rubin Hebaj diten e djeshme arriti te zhbllokohej me skuadren e tij Fk Andijan, madje duke shenuar jo nje por tre gola dhe duke kontribuar ne fitoren e thelle 5-0 te saj ndaj Metallurg Bekabad.
Keto kane qene golat e pare per 24 vjeçarin shkodran ne kampionatin uzbekistanas. Ne 7 javet e deritanishme te kampionatit te ketij vendi, ai ne vetem dy prej tyre e ka nisur si titullar, ne tre te tjera ka hyre si zevendesues, ndersa ne dy ka munguar per shkak te nje kartoni te kuq dhe te pezullimit te marre nga Disiplina.
Si rrjedhoje, per Hebajn dita e djeshme ka dhuruar shume emocione dhe keto ai i ka shprehur edhe ne nje interviste ekskluzive te dhene per gazeten “Shkodra Sport”, interviste te cilin mund ta ndiqni me poshte:
– Rubin, urime per golat e djeshem…
Faleminderit!
– Natyrisht, i lumtur per golat tuaj te pare per FK Andijan?
Po shume i lumtur. Shpresoj te vazhdoj keshtu dhe te ndihmoj ekipin me golat e mi.
– Te kishin munguar golat?
Te them te drejten me kishin munguar. Doja me patjeter te shenoja qe te lirohesha dhe te krijoja vetbesimin qe me duhej dhe per fat, nuk shenova nje por tre gola brenda nje ndeshje.
– More shume pergezime nga lojtaret dhe stafi i skuadres?
Po, normalisht u gezuan te gjithe ishte fitore me rezultat te thelle dhe po ashtu u gezuan per 3 golat qe shenova une.
– Je ambjentuar tashme me vendin atje, me kampionatin?
Po jam ambientuar, kam filluar te luaj rregullisht dhe shpresoj te bej sa me mire kete sezon.
– Çfare ndryshimi ka me futbollin shqiptar?
Ketu lojtaret jane me agresive, vrapojne shume dhe tentojne te luajne me fort me kundershtarin, ndersa ne Shqiperi vitet e fundit futbolli luhet shume me mire taktikisht.
– I ke vene vetes nje objektiv golash?
Besoj qe sa me shume aq me mire eshte dhe per ekipin dhe per mua, keshtu qe do jap maksimumin çdo ndeshje, te shenoj sa me shume.
Intervistoi: Gjergj KOLA