Te Vllaznia nuk duan të nxitohen me afrimet në momentet e para të merkatos. Kjo konfirmohet nga fakti se klubi shkodran ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë transferim.

“Shkodra Sport” mëson se një prej futbollistëve më të pëlqyer për të forcuar mesfushën është 29- vjeçari Bruno Dita, i cili prej dy vitesh po shkëlqen në kampionatin maqedonas me Shkëndijën e Tetovës.

Mirëpo, edhe pse palët janë futur në bisedime, gjithçka ka ngecur për shkak se futbollisti kryeqytetas ka dëshirë të vijojë me klubin shqiptaro- maqedonas edhe për një sezon, teksa gjasat janë që Dita të rinovojë edhe për një tjetër sezon me Shkëndijen e Tetovës.

Në këto kushte, kjo pistë duket shumë e vështirë për t’u realizuar. Tashmë, në klubin e Vllaznisë duhet të bëjnë të tjera llogari për të ardhmen.
Maringlen ZHIVANI