Liverpooli ka mbetur pa dy legjenda të klubit si James Milner dhe Roberto Firmino që kanë dhënë kontribut të madh.

Të dy futbollistët ishin pjesë e Liverpoolit që nga vera e vitit 2015 dhe u transferuan nga trajneri gjerman Jurgen Klopp.

Si braziliani ashtu edhe anglezi morën një përshëndetje të ngrohtë nga tifozët e Liverpoolit në Anfield.

Milner e Firmino do të largohen në fund të këtij muaji nga Liverpooli si futbollistë të lirë pasi kontrata e tyre me The Reds skadon.

E për largimin e tyre ka folur edhe trajneri Jurgen Klopp, duke thënë se Liverpoolit po i largohen dy lojtarë që kanë shkruar historinë me këtë skuadër.

“Firmino ka një histori të mrekullueshme këtu tek Liverpool, po ashtu edhe Milner. Ne i duam shumë këta djem dhe duhej t’i përgatisnim diçka speciale. Ndeshja ishte shumë e rëndësishme, por pjesa e parë nuk ishte e mirë dhe po nxitoheshim shumë në fushë”.

“U përmirësuam me aktivizimin e Firminos dhe Milner, ata treguan atë se çfarë do t’i mungojë Liverpoolit në të ardhmen”.

“Milner ka një mentalitet të jashtëzakonshëm, nuk ka rëndësi kur aktivizohet, ai vendos gjithnjë një standart të lartë. Janë shumë ndeshje të cilat ia ka dalë të ndryshojë sjelljen e skuadrës në fushë”, deklaroi Klopp. /Telegrafi/