Partizani dhe vllaznia do të duelojnë sot për sfidën e javës së 34-të të Abissnet Superiore. Një kundërshtarë që i ka prishur punë demave në luftën për titull në dy përballjet e fundit në këtë sezon.

Në “Arenën e Demave” në orën 16:00 do të luhet një 90-minutësh i luftuar, ku të kluqve u duhet pajtetër fitorja, pasi në të kundërt “lajnë duart” me titullin. Skuadra e Goce Sedlovski pas fitores me Teutën, synon një tjetër 3 pikësh për zonën europiane, këtë herë ndaj një kundërshtari si demat që kërkojnë pikët për titullin.

Të dyja skuadra futen në këtë ndeshje për të luftuar për objektivat sezonal, ku Partizani renditet në vendin e 2-të dhe e shikon veten 2 pikë larg Tiranës kryesuese që luan në të njëjtën orë.

Kuqeblutë ndodhen në vendin e 4-të duke e parë veten -3pikë nga Egnatia e vendit të 3-të, vend që të çon në Conference League. Colella do të ketë organikën e plotë në këtë ndeshje ashtu si edhe Seldoski, ku pritet të këmi një “luftë” të veretë në kryeqytet./newsport/