Një skandal I vërtetë ka ndodhur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës. Ndeshja e shumëpritur e Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Mornar të Tivarit, nuk është zhvilluar. Arsyeja ka qenë se tabela e re elekronike e blerë nga klubi shkodran ditët e fundit, nuk ka funksionuar ashtu siç duhet dhe për këtë arsye, takimi nuk ka nisur fare.

Problemet e shfaqura që në mesditën e sotme nuk janë rregulluar as pasdite ndonëse nga Kosova kanë ardhur teknikët e firmës që e ka tregtuar këtë tabelë por edhe ata nuk I kanë rënë dot në të. Basketbollistët e të dy ekipeve kanë zbritur megjithatë në fushën e lojës duke bërë nxemjen e  zakonshme e bashkë me ta edhe gjyqtarët e takimit, dy grekët dhe bullgari. Ata kanë zbatuar rregulloren duke pritur plot 60 minuta që ky problem të rregullohej por nuk ka ndodhur kështu. Organizatorët e ndeshjes kanë provuar të nxjerrin nga magazine një tabelë të vjetër të viteve ’60 vetëm e vetëm që ndeshja të luhej por sërish nuk kanë punuar 24 sekondshat dhe në rrethana të tilla, delegati I Ligës Ballkanike në kosultim me gjyqtarët, komisarin e ndeshjes dhe përfaqësuesit e të dy ekipeve, kanë vendosur që ndeshja të mos zhvillohej. Këtë gjë e ka komunikuar për mediat komisari I ndeshjes Stavri Bello që është shprehur. Pavarësisht asaj çfarë ka thënë Bello, Vllaznia pritet ta humbasë ndeshjen në tavolinë dhe përveç kësaj mund të gjobitet nga Federata e Ligës Ballkanike.
© shkodrasport.com