Premtimi i trajnerit Lisha per perforcime te rendesishme ne merkaton e janarit ka nisur te behet realitet. Burime prane “Shkodra Sport” bejne te ditur se drejtuesit e ekipit te volejbollit te femrave te Vllaznise kane arritur akordin dhe kane firmosur kontraten me lojtaren e pare.
Behet fjale per brazilianen Sabrina Braz Carioca. Ajo luan ne rolin e pasueses, eshte 1.79 m e gjate dhe ka nje eksperience shume te madhe ne kete sport.
Largimi i pasueses se meparshme Amela Qershia drejt Amerikes, ka krijuar nje boshllek ne kete pozicion dhe per rrjedhoje nderhyrja ne merkato eshte konsideruar e nevojshme nga stafi teknik.
Per kete arsye, kane zgjedhur brazilianen Carioca e cila pritet te jete nje element shume i rendesishem per Vllaznine e gjysmes se dyte te sezonit.
Tashme pas kesaj lojtareje, priten edhe dy perforcimet e tjera qe do ta kompletonin skuadren qe pritet te futet ne kampionat si pretendente tashme per fitimin e titullit kampion.
www.shkodrasport,com