Vllaznia do te luaje neser ne oren 14.00 ne “Loro Boriçi” ndaj Flamurtarit ndeshjen e pare te turit te dyte te Kupes se Shqiperise. Per vete problematikat qe po kalon klubi vlonjat, duket se kemi te bejme me nje sfide te lehte, por ne fakt ne kampin shkodran nuk vleresohet keshtu.

Ka qene vete kapiteni Gilman Lika i cili e ka pranuar kete gje gjate nje prononcimi te bere ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa kur eshte shprehur:

“Kurrsesi nuk jemi duke e marre te lehte ndeshjen me Flamurtarin. Edhe ne ndeshjen e para pak diteve me te per kampionat, vertete fituam por kundershtari na vuri ne veshtiresi. Po ashtu, vlonjatet edhe ndaj Skenderbeut treguan se jane te veshtire per t’u mundur. Per kete arsye, ne e kemi vleresuar maksimalisht kete takim te pare ku do te kerkojme nje rezultat sa me te mire, per te shpresuar pastaj tek kualifikimi”.

Nderkohe i pyetur ne lidhje me objektivat e Vllaznise ne Kupe, Lika eshte pergjigjur: “Deshira eshte e madhe te bejme mire dhe mund te pretendojme ndoshta me shume ne Kupe ngaqe rruga eshte me e shkurter per te siguruar pse jo edhe trofeun.

Une nuk shoh ndonje kundershtar me te mire se Vllaznia. Vetem Kukesi ndoshta ka me pak kualitet se ne, per te tjerat e kemi treguar se jemi te barabarte dhe duke qene te tille, pse te mos kemi pretendime. Nese ia dalim te shkojme ne Kupat e Europes, padyshim qe do te ishte nje arritje shume e madhe per Vllaznine pas kaq shume vite vuajtje”.
www.shkodrasport.com