Prishtina ia doli te fitoje ndaj Vllaznise ne gjysmefinalen e Superkupes Mbarekombetare dhe neser do te diskutoje finalen po ne Shkoder ndaj Golden Eagle Ylli.

Zevendestrajneri i kesaj skuadre Andin Rashica duke folur per mediat pas ndeshjes, ka dhene edhe arsyen pse Prishtina arriti t’i permbyse shifrat ne pjesen e dyte te ndeshjes.

“Ne pjesen e dyte u mobilizuam, mbrojtem koshin me mire dhe permes kundersulmeve arritem qe te kalojme ne avantazh. Na ndihmuan shume edhe gjuajtjet per tre pike ku shenuam 13 te tilla. Mbyllem depertimet e Vllaznise dhe ia dolem te fitojme”- ka thene ai.

Ekipi shkodran ka patur me shume te huaj sesa Prishtina ne kete ndeshje megjithate nuk ia doli te fitoje. Rashica ne fakt e ka nje kritike per Vllaznine dhe gjithe ekipet shqiptare, por kuptohet edhe per ato e Kosoves kur thote:

“Kombi yne duhet te fokusohet ne lojtaret vendore. Kam verejtje per ekipet e Shqiperise qe po marrin shume lojtare te huaj, por besoj se duhet te punojne me shume me lojtaret e rinj. E njejta gje edhe tek ne dhe pse jo te mos kemi me shume lojtare vendas ne rradhet e ekipeve tona”./SHKODRA-SPORT.COM/