Ekipi i Vllaznise ka marre nje lajm te mire ne pragndeshjen me Dinamon. Njeri nga lojtaret e tij me te mire, pikerisht braziliani Victor Da Silva i eshte bashkuar ne stervitje shokeve te tij te skuadres.

Megjithate forma e tij fizike kuptohet qe nuk eshte ne lartesine e duhur dhe me shume mundesi nuk do te grumbullohet per ndeshjen e rradhes, ashtu siç nuk perjashtohet mundesia qe te jete ne stol.

E rendesishme eshte qe golashenuesi me i mire i skuadres e ka lene pas demtimin qe ka patur dhe tashme i eshte bashkuar skuadres dhe natyrisht qe kjo gje ka gezuar edhe stafin teknik sepse dihen edhe vlerat e ketij lojtari.

Por nga ana tjeter, ne fillim te javes qe vjen pritet te rikthehet ne stervitje edhe mbrojtesi malazez Bulatoviç i cili mungon prej nje muaji per shkak demtimi edhe ai./SHKODRA-SPORT.COM/