Stervitja e pare e trajnerit te ri te Vllaznise Hysen Dedja ka perkuar me nje risi te saj. Te pranishem ne seancen e pasdites se sotme kane qene edhe tre futbolliste te ekipit U19 te Akademise kuqeblu.

Behet fjale per mesfushoret Eraldo Deda, Rigers Xhahysa dhe Elidon Dulaj te cilet kane zhvilluar seancen e pare me ekipin e pare te Vllaznise duke realizuar kesisoj nje nga enderrat e tyre te medha.

Me siguri qe nuk ka qene Dedja i cili te kete kerkuar ardhjen e tyre ne ekipin e pare, por nje ide e ndihmese te tij Osja e Lekiqi ne bashkepunim me drejtuesit e klubit dhe ato te Akademise.

Megjithate, kjo eshte nje risi sepse tashme Deda, Xhahysa e Dulaj do te jene ne vemendjen e Dedes por edhe e gjithe stafit dhe kjo periudhe mund te jete edhe nje prove per ta, per te treguar vlerat e tyre.

Te tre keta futbolliste sivjet mbushin moshen per te kaluar nga ekipi i te rinjve tek ekipi i pare dhe kjo eshte diçka shume pozitive. Perveç tyre, ne ditet ne vijim mund te kete edhe lojtare te tjere qe do t’i bashkohen Vllaznise ne stervitje.