Sot “Abissnet Superiore” zhvillon dy ndeshje interesante dhe të luftuara, ku katër skuadra do të masin forcat me njëra-tjetrën, për të dalë me 3 pikë nga këto përballje.

Gjithçka nis në orën 16:45, në stadiumin “Air Albania”, ku do të luhet takimi Partizani-Kukësi. Një ndeshje interesante duke marrë parasysh se “Të Kuqtë” e kryeqytetit nuk kanaë arritur akoma të marrin 3 pikët e para në këtë sezon, dhe do të tentojë që sot pikërisht ndaj një rivali të vështirë si Kukësi të sigurojnë fitoren e parë, me “Verilindorët” që ndhodhen ne vendin e katërt me 1 pikë më pak se skuadrat kryesuese.

Përballje e “zjarrtë” do të jetë sfida që do luhet në “Elbasan Arena”, në orën 19:45. Teuta-Tirana, dy skuadra që ndajnë vendet e para mes tyre, në kuaotë të njëjtë pikësh, do të përplasin “brirët” mes tyre për fitoren e vazhdimësisë. Ndeshje që merr gjithë vëmendjen edhe për shkak se një fitore mund ti shkëpusë ata nga skuadrat e tjera.

Sidat e ditës së sotme:

Partizani-Kukësi

(Air Albania – 16:45)