Duket se nuk ka më dyshime, Tajon Buçanan do të jetë goditja e parë e Interit në merkaton e janarit. Për shak të dëmtimit të Kuadrados, i cili pritet të rikthehet në muajin prill, drejtuesit zikaltër e panë të nevojshme të futen në merkato, duke zgjedhur kështu anësorin kanadez si zëvendësuesin e Kuadrados.
Ai është edhe i përzgjedhuri i dyshes Marotta-Ausilio, që duhet theksuar se kanë monitoruar Buchanan gjatë dy viteve të fundit.
25-vjeçari ka kontratë me Klub Bryzh deri në verën e 2025-ës, por fill pasi mësoi për interesin konkret të Interit, nisi edhe presionin ndaj belgëve, teksa në ndeshjen e fundit nuk është grumbulluar.
Klubi belg kërkon 10-12 milionë euro për kartonin e Buçanan, teksa Marotta duket se ka marrë tashmë edhe miratimin e presidentit Stiven Zhang, për të transferuar kanadezin në huazim me detyrim blerjeje.
Marrëveshja pritet të mbyllet që në ditët e para të janarit, me qëllim që Simone Inzagi të ketë Buçanan në dispozicion sa më shpejt.