Ndryshe nga nje jave me pare kunder Teutes, Vllaznia e basketbollit te meshkujve sonte ka zhgenjyer teresisht ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ndaj Kamzes ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke humbur me rezultatin e thelle 62-102.

Ne kete takim gjithçka shkuar keq per djemte e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi. Ato e nisen kete perballje ne menyren jo te duhur dhe si rrjedhoje ne perioden e pare do te fiksoheshin shifrat 29-13 ne favor te ekipit mik.

Ne te dyten, kuqeblute arrijne te permiresojne diçka dhe e shkurtojne diferencen deri ne 9 pike, por serish ne fund gabojne dhe ne kete menyre dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me rezultatin 34-48 ne favor te Kamzes.

U mendua e ne pjesen e dyte do te rregullonin diçka ne lojen e tyre, por shkodranet zhgenjejne teresisht. 10 minuteshi i trete mbyllet 29-15 ne favor te miqve serish, ndersa ne te katertin do te fiksoheshin shifrat 25-13 dhe ne kete menyre, Kamza do ta fitonte krejt ndeshjen me 40 pike diference, 102-62.

Per Vllaznine nuk ka patur asnje qe ka shkelqyer megjithate amerikani Sabb ka qene ai qe ka shenuar me shume, 15 pike. Nderkohe Redi Rakaj dhe Veton Gjeçaj kane shenuar nga 14 pike secili, Elian Memçaj 11 dhe Elidon Bitri 7 pike. Ka lene gjurme edhe i riu Rajen Mbiarra qe ka shenuar 1 pike./SHKODRA-SPORT.COM/