Infrastruktura në futboll, po përmirësohet çdo ditë e më shumë dhe stadiumet po marrin dimensione të reja. Megjithëse ka ende vende të cilat nuk kanë investuar shumë në stadiume, nuk duket e largët dita kur do ët investojnë.

Kështu, është radha e Austrisë për të ndërtuar një stadium të ri kombëtar dhe restaurimin e një tjetër stadiumi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Federatës Austriake të Futbollit, i cili në një prononcim për mediat vendase, ka premtuar se do të rregullojnë stadiumin e LASK Linz si edhe një stadium tjetër për Kombëtaren.

“Është e dhimbshme kur sheh se vende si Kosova, Shqipëria, Belgjika apo Republika Çeke kanë ndërtuar stadiume moderne ose edhe po i ndërtojnë.

Ndërsa ne, duhet të gjejmë një bazë të besueshme politike, për të nisur dhe promovuar këtë projekt”, u shpreh presidenti Leo Uindtner. /VipSport/