Rexhinaldo është kthyer në njeriun e momentit te skuadra e Mozambikut . Lojtari i Kukësit i dha fitoren skuadrës së tij kombëtare ditën e djeshme në ndeshjen përballë Zambisë duke hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për të t’u kualifikuar në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ndërsa ditën e djeshme një nga gazetat afrikane e ka hapur faqen e parë me lojtarin e Kukësit dhe kjo është postuar edhe nga vetë lojtari në rrjetet sociale.

Por ajo që bie në sy së fundmi është lajmi i spanjolles “AS” që e ngatërron lojtarin e Kukësit me Rexhinaldon e Monzës në Itali.