Vllaznia nuk kerkon te ndalet ne merkato. Ashtu siç e deklaroi edhe vete presidenti Xhaferi mbremjen e sotme ne nje studio televizive, objektivat e merkatos se jane do te jene te perqendruar kryesisht ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Dhe objektivi i rradhes mesa duket do te jete serish ne Kosove dhe madje serish tek ekipi i Prishtines. Pasi ka marre prej tij kapitenin Lorik Boshnjaku, kuqeblute duan edhe nje lojtar tjeter.

Burime ekskluzive per “Shkodra Sport” bejne te ditur se synimi eshte mesfushori Endrit Krasniqi. Ky i fundit permes rrjeteve sociale ka njoftuar largimin nga skuadra e Prishtines, pjese e se ciles ishte ne 3 viteve te fundit, nga ku ka fituar kompeticione te ndryshme kampionatin, kupen dhe superkupen.

27 vjeçari Krasniqi luan ne pozicionin e mesfushorit-ofensiv, nie pozicion mjaft i domosdoshem per ekipin e Vllaznise, tashme eshte pas largimit te Da Silves dhe Mustedanagiç.

“Shkodra Sport” meson se me lojtarin ka pasur bisedime te avancuara dhe gjasat jane qe shume shpejt te kemi nje dakordesim nga te dyja palet. Megjithate pritet per t’u pare ne ditet ne vijim nese do kete nje marreveshje perfundimtare.
Marinela MATIJA