Pak dite me pare Vangjel Zguro deklaroi se ka qene shume prane firmosjes me nje ekip kampion, por per fat te keq gjerat nuk shkuan ashtu si duhet dhe akordi nuk u arrit. Megjithate, gazeta “Shkodra Sport” meson se mbrojtesi i majte shume shpejt do te prezantohet tek nje tjeter ekip kampion.
Gazeta ne menyre ekskluzive meson se Zguro ne ditet ne vijim do te firmose dhe me pas do te prezantohet tek ekipi kampion i Maqedonise se Veriut, Struga e cila drejtohet nga Shpetim Duro.
“Shkodra Sport” meson njekohesisht se kjo transferte eshte kryer nga nje menaxher shkodran, i cili nuk ka deshire te identifikohet. Ai gjithashtu ben te ditur se skuadra kampione per te cilen ka folur Zguro, me te cilen ka qene me pare shume prane firmsojes se kontrates, ka qene Tirana.
Gjithsesi tashme per ish- mbrojtesin e Bylisit do te nise nje aventure e re ku padyshim qe ai do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira, duke filluar nga ndeshjet e Champions League./SHKODRA-SPORT.COM/