Pas 12 fitoresh radhazi, vjen edhe ndalesa për Juventusin, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në transfertën ndaj Spalit.

Atë që nuk e bënë shumë skuadra të gjysmës së parë të tabelës së renditjes, e bën Spal, një skuadër e ardhur rishtazi në Serinë A dhe që lufton për të vijuar qëndrimin edhe për një tjetër sezon.

Skuadra e trajnerit Semplici u rreshtua mjaft mirë në mbrojtje dhe dha gjithçka për t’i mbyllur hapësirat kundërshtarit.

Nga ana tjetër, Allegri ‘shkundi’ skuadrën në pjesën e dytë, duke shtuar edhe forcat sulmuese, me aktivizimin e Mandzukiç, por nuk ia doli të thyejë fortesën e vendasve.

Nga ky hap fals i bardhezinjve, ‘fërkon duart’ Napoli, që sheh të rikthehet edhe njëherë në lojë për titullin kampion, ndonëse momentalisht Juventus është i shkëputur me 5 pikë.