Alfredo Pedulla, emër i njohur në Itali si një nga gazetarët ekspertë të merkatos së futbollistëve, ka komentuar zërat e fundit që shohin largimin e Elseid Hysajt dhe Mario Rui nga Napoli.

Sipas tij, vlera e lojtarëve dhe rendimenti i tyre në fushë, e bëjnë largimin një problem të madh për Napolin që duhet të mendohet mirë para se t’i nxjerrë në treg.

“Unë do të dëshiroja të gjeja dy mbrojtës krahu me rendiment të njëjtë apo superior se Hysaj e Rui për kosto të njëjta, por ku t’i gjesh ata? Taljafiko. Ai është specialist i krahut, për ta blerë nevojiten 40 milionë euro.

Mendoj se ka paragjykim ndaj lojtarëve të Napolit. Shkohet përtej vlerës së fakteve, fatkeqësisht fjalët e mia nuk shërbejnë për t’i ndryshuar mendjen injorancës”, ishte deklarata e tij.

Emri i Hysajt është përmendur shpesh gjatë ditëve të fundit në Itali, sidomos pasi takimi i shumëpritur i menaxherit të tij me drejtuesit e Napolit nuk solli rinovimin e kontratës, siç mendohej, duke shtyrë gjithçka për fundin e këtij muaji. /vipsport/