Elbasani ka marrë një fitore me shumë vlerë pasditën e sotme ndaj Luzit, duke triumfuar me rezultatin 4-2. Edhe në këtë ndeshje, ashtu si në shumë të tjera të Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar të luajtura po sot, nuk kanë munguar futbollistët shkodranë në fushën e lojës, madje edhe si autorë golash.
Kështu, tek Elbasani titullar nga minuta e parë ka qenë kapiteni Abaz Karakaçi, ashtu si edhe Edon Hasani që ishte njëri nga autorët e golave për ekipin e tij. Në krahun tjetër, në formacionin e Luzit ka qenë titullar edhe mbrojtësi shkodran, Elsamed Burgaj.
Sa i takon ndeshjes, Edon Hasani ishte autor i njërit prej golave të elbasanasve në këtë duel, atij të tretit të shënuar në minutën e 17-të. Ndërkohë, një paraqitje të mirë në këtë ndeshje bënë edhe mbrojtësi i Luzit, Burgaj dhe kapiteni i Elbasanit, Karakaçi.
Në këtë mënyrë, futbollistët shkodranë vazhdojnë ta thonë fjalën e tyre, ashtu siç duhet edhe në Kategorinë e Parë, ku po luajnë me sukses dhe njëkohësisht po shënojnë edhe gola për ekipet e tyre.
Luzi-Elbasani 2-4
Golat: Treni 40’, Xhika 49’ / Melo 9’, 78’, Greca 14’, Hasani 17’
Luzi (4-4-2): Mati, Burgaj, Xhika, Hoxha, Goga, Laho, Gjinaj, Treni, Hima, Itodo, Çuçka (u aktivizuan: Zaimaj, Koka, Pjetri)
Elbasani (4-3-3): Totoshi, Broshka, Zaimi, Pere, K. Kasa, Karakaçi, Hasani, A. Kasa, Greca, Melo, Lleshi (u aktivizuan: Rami, Dedja, Gava, Ivan, Ajazi) Tr: Nevil Dede