Ndeshja e javës së 10-të të kampionatit të Kategorisë së Parë, mes Vorës dhe Lushnjës është mbyllur në barazim me rezultatin 2-2. Skuadra vendase vuajti shumë në këtë ndeshje, teksa nuk ia arriti dot të marrë fitoren e rradhës në kampionat.
Në këtë duel, sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta shënoi për Vorën me një goditje të saktë drejt portës, duke barazuar rezultatin në fundin e pjesës së parë. Në këtë ndeshje, përveç Rraboshtës, në fushë ishin edhe dy shkodranë të tjerë, Eridon Qardaku për Vorën dhe Kristian Preknicaj për Lushnjën.
Ndeshja kishte çaste emocionuese, të shoqëruar edhe me raste në portat rrespektive. Në fund të saj, u vulos përfundimisht rezultati 2-2. Pas këtij barazimi, Vora është në kuotën e 19-pikëve, duke u pozicionuar në vendin e tretë në renditje, ndërsa Lushnja ndodhet në kuotën e 11-pikëve në vendin e shtatë në renditje.
Vora-Lushnja 2-2
Golat: Rraboshta 45’, Pereira 86’ / Kasmollari 15’, Ayinde 73’
Vora (3-5-2): Ruçi, Ismaili, Dalipi, Karaj, Tabaku, Xhemalaj, Vrapi, Sefa, Meta, Rraboshta, Qardaku (u aktivizuan: Pereira, Raza, Avdiu, Prengaj)
Tr: Klodian Arbri
Lushnja (4-3-3): Haremi, Kasmollari, Disha, Magani, Ruço, Andoni, Leroux, Arapi, Preknicaj, Tabaku, Willie (u aktivizuan: Muça, Levendi, Ismailaj, Kananaj, Ayinde) Tr: Gugash Magani
Arbitër: Erjon Bastari