“Shpetoi” ndaj Vllaznise javen e kaluar, por nuk ia dol sot ndaj Elbasanit. Egnatia eshte mundur 1-0 ne “Elbasan Arena” dhe si rrjedhoje e sheh veten te distancuar nga kreu i renditjes.

Takimi i luajtur sot ne mes ketyre dy skuadrave i ka patur te gjitha brenda. Golin e vetëm të kësaj sfide, e shënoi Tsague në minutën e 66-të të takimit. Ndërkohë që në të 47-tën, vlen të theksohet se rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë, për shkak se Jaime u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu, “verdheblutë” shkojnë në kuotën e 23 pikëve në vendin e dytë, po aq sa Vllaznia kryesuese. Në krahun tjetër, me 19 pikë, Egnatia mban vendin e 3-të në tabelën e renditjes me 19 pik.

Elbasani 1 – 0 Egnatia

(Tsague 66′)