Tashmë edhe zyrtarisht Emiliano Çela është trajneri më i ri i Kukësit. Ish-timonieri i Kastriotit rikthehet në Superiore, teksa tashmë ka marrë në dorë “frenat” e verilindorëve dhe zëvendëson Stavri Nicën.

Çela është prezantuar paraditen e sotme nga klubi bashkë me ndihmësit e tij, ndërsa janë takuar me të gjithë lojtarët. 38-vjeçari nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë me përgatitjet për duelin me Tiranën, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 13:00 në “Kukës Arena”.

“Njoftim

Emiljano Çela do jete trajneri i ri i ekipit!

Se bashku me asistentin e tij Alfred Allamani do fillojne pergatitjen per ndeshjen kundra Tiranes!

Suksese Emiljano!”, ka shkruar klubi verilindorë në rrjetet sociale. Kujtojmë se Kukësi mban vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit me 19 pikë pas 21 ndeshjesh. Tashmë minion i Çelës do të jetë mbijetesa në Superiore.