Elbasani duket shume i vendosur per ta arritur objektivin e ketij sezoni: Ngjitjen ne Superlige. Pikerisht per kete arsye drejtuesit e klubit per asnje moment nuk po hezitojne per ta plotesuar skuadren edhe me lojtare te tjere cilesore.

Keshtu kane bere edhe se fundi kur kane marre nje tjeter futbollist. Behet fjale per brazilianin Fernandes i cili luan ne repartin e mesfushes dhe pritet te jete nje element shume i rendesishem per skuadren elbasanase.

Trajneri Nevil Dede ne kete menyre do te kete ne dispozicion nje element me shume cilesor dhe tashme nuk i mbetet gje tjeter veçse ta udheheqe kete skuader drejt realizimit te objektivit.

Dhe kjo rruge nis nga perballja e sotme ndaj Korabit e cila do te luhet ne “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 17:00 dhe ku padyshim qe verdheblute do te kerkojne fitoren per ta nisur mbare edhe kete vit./SHKODRA-SPORT.COM/