HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREElis Bakaj në Bjellorusi, mungon vetëm zyrtarizimi për një shumë të majme...

Elis Bakaj në Bjellorusi, mungon vetëm zyrtarizimi për një shumë të majme parash

Elis Bakaj është vetëm një hap larg transferimit te klubi bjellorus Shaktjor Soligorsk.

“Panorama Sport” kishte paralajmëruar ditë më parë se klubet ishin në bisedime për sulmuesin Bakaj.

E reja e fundit është se Kukësi dhe klubi i Shaktjorit kanë arritur në marrëveshje.

Pritet që lojtari të transferohet brenda javës në Bjellorusi, pasi kampionati atje nis në fund të këtij muaji.

Kukësi mësohet se e ka lënë jashtë grumbullimit sulmuesin, për ndeshjen e nesërme me Lushnjën.

Gazeta mëson se nga ky transferim, klubi i Kukësit do të përfitojë një shumë të majme, mbi 100 mijë euro.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments