HomeKRYESOREElis Bakaj shkëlqen në Bjellorusi, rinis sezonin me dygolësh dhe asist

Elis Bakaj shkëlqen në Bjellorusi, rinis sezonin me dygolësh dhe asist

Elis Bakaj nuk di të ndalet në Bjellorusi dhe e ka rinisur sezonin aty ku e ka lënë, duke realizuar një dygolësh në Kupën e Bjellorusisë. Skuadra e Shakhter Soligorskut arriti të fitonte me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Belshinës në çerekfinalet e Kupës, ku protagonist ishte edhe sulmuesi shqiptar.

Ai ka arritur të shënojë golin e parë në minutën e 44, kur rezultati ishte 1-0 në favor të skuadrës së tij. Me fillimin e pjesës së dytë Bakaj ka realizuar një tjetër gol në minutën e 59, duke dhënë në këtë mënyrë idenë e një goleade që në fakt ndodhi.

Në minutën e 72, Bakaj ka qenë sërish protagonist në golin e katërt për skuadrën e tij, duke dhënë asistin e golit. Pak minuta para fundit, është shënuar edhe goli i pestë i ndeshjes që ka vulosur edhe fitoren.

Kampionati bjellorus, do të nisë në fund të muajit mars, ku në javën e parë të kampionatit, Shakhteri luan ndaj Torpedo Minskut. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments